Resource information
Këto udhëzime janë instrumenti i parë i gjithanshëm botëror për të drejtat mbi burimet dhe administrimin e tyre që është përgatitur me negociata ndërqeveritare. Udhëzimet parashtrojnë parimet dhe standardet e pranuara botërisht të praktikave të përgjegjshme për përdorimin dhe mbajtjen në kontroll të tokës, burimeve të peshkimit dhe pyjeve. Në to jepen orientime për përmirësimin e kornizave politike, ligjore dhe organizative që rregullojnë të drejtat mbi burimet; për rritjen e transparencës dhe administrimit të sistemeve të të drejtave mbi burimet; dhe për fuqizimin e kapaciteteve dhe operacioneve të organeve publike, ndërmarrjeve të sektorit privat, organizatave të shoqërisë civile dhe njerëzve që kanë lidhje me të drejtat mbi burimet dhe qeverisjen e tyre. Udhëzimet e vendosin qeverisjen e të drejtave mbi burimet brenda kontekstit të sigurisë ushqimore kombëtare dhe kanë për synim të kontribuojnë në realizimin progresiv të së drejtës për ushqim të mjaftueshëm, zhdukjen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik.